PSG humb Mbappe nga dëmtimi, tridenti yjor në sulm nuk mjafton

16 Shtator 2021
12:57
Alfred Lleshi
back button

Barazimi i PSG në fushën e Club Brugge ishte sigurisht një nga rezultatet më befasuese të mbrëmjes së djeshme në Ligën e Kampionëve. Nuk ishte e mjaftueshme që skuadra franceze të triumfonte, edhe pse startoi me tri yjet në sulm: Leo Messi, Neymar dhe Kylian Mbappé. Kjo ndodhte për herë të parë që nga fillimi i sezonit futbollistik. Ishte sulmuesi francez, ai që doli nga fusha në pjesën e dytë për shkak të një problemi në këmbën e tij.

“Kylian ndrydhi kyçin e këmbës. Do të shohim nesër ose pasnesër për të bërë një diagnozë më të saktë”, – shpjegoi Mauricio Pochettino pas lojës. Trajneri argjentinas foli edhe për përfshirjen e Messit në mekanizmat e skuadrës: “Jam i kënaqur me integrimin dhe performancën e tij. Kuptohet, ashtu si lojtarët, edhe unë nuk jam i lumtur që nuk fituam. Ne e dimë se duhet të bëjmë shumë më mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit