PSG humb një tjetër yll para sfidës me Atalanta-n

5 Gusht 2020
20:22
Denis Hakanaj
back button

Nuk ka paqe për Paris Saint-Germain.

Kampionët e Ligue 1 kanë marrë një tjetër lajm të keq para sfidës së Champions League kundër Atalanta-s.

Pas Mbappe, i cili po punon të rikuperojë në kohë rekord pas dëmtimit të pësuar në Kupën e Ligës, edhe Marco Verratti është në dyshim për ndeshjen e madhe kundër bergamaskëve.

Mesfushori ka pasur një problem në pulpë të martën pas një përplasjeje në stërvitje dhe për momentin duket shumë e vështirë që të rikuperojë në kohë për ndeshjen, sipas SportMediaset.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit