PSG ka gati 150 milionë euro për dy lojtarë: Një mesfushor dhe zëvendësuesin e Mbappe

15 Korrik 2024
9:01
Telesport
back button

Paris Saint-Germain po përballet me një verë padyshim të komplikuar për shkak të lamtumirës së sulmuesit Kylian Mbappé. Asi francez, i cili iu bashkua Real Madrid në javët e fundit, ka bërë 308 paraqitje në të gjitha garat që nga viti 2017 për skuadrën pariziane dhe ka shënuar 256 gola.

Mbappe ka qenë vendimtar për të fituar 16 trofe (6 kampionate, 2 Kupa të Ligës Franceze, 4 Kupa Franceze dhe 4 Superkupa të Francës), ndaj është e ëvshtirë të gjesh një zëvendësuesh të denjë. Sipas thashethemeve të ditëve të fundit, pistat të çojnë te Julian Alvarez.

Argjentinasi ka kërkuar më shumë hapësirë ​te Manchester City, por klubi anglez duket se nuk do të jetë i gatshëm ta shesë atë nëse nuk bëhet një ofertë e pakonkurrueshme. Sipas asaj që raporton “AS”, për të bindur “citizens” ta shesin do të duheshin më shumë se 80 milionë euro.

Prioriteti në shtëpinë pariziene është zëvendësimi i Mbappes, por argjentinasi nuk është i vetmi opsion. Për mesfushën pëlqehet Joao Neves, 20 vjeç, i cili po bën një paraqitje të mirë me fanellën e Benfica. Një tjetër investim i rëndësishëm për PSG-në, duke qenë se një talent i tillë kushton 75 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit