PSG këmbëngul për talentin portugez, ofron parà dhe lojtarë te Benfica për të siguruar 20-vjeçarin

26 Korrik 2024
8:20
Telesport
back button

PSG po kërkon të ndërtojë një ekip të fortë për të kompensuar largimin e Kylian Mbappe, që do të luajë për Real Madrid dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën e fitimit të Champions League. Pas disa javësh të ndërlikuara, një nga objektivat kryesore të merkatos mund të arrihet së shpejti.

Bëhet fjalë për Joao Neves, mesfushori që luan për Benfica. Parisienët kanë kohë që po i afrohen 20-vjeçarit dhe sipas asaj që raporton “Marca”, negociatat mund të zhbllokohen së shpejti. Tymi i bardhë mund të mbërrijë nëse PSG hedh në tavolinë deri në 70 milionë euro.

Për të zbutur këtë shumë, skuadra e PSG do të ofrojë në këmbim edhe një ose dy lojtarë. Bëhet fjalë për Renato Sanches, i cili u rikthye në Paris pas një sezoni në huazim te Roma, ku nuk zhkëlqeru shumë. Për të, në këtë rast, do të ishte një rikthim në Benfica, ku ka luajtur edhe më parë.

Ditët kalojnë dhe Joao Neves po tundohet gjithnjë e më shumë për të luajtur me PSG, por rreth tij ka një ambient që i kërkon me zë të lartë të mos e pranojë ofertën e klubit francez, për të mos humbur talentin e tij. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit