PSG i është afruar Barcelona-s për Pau Cubarsi.
Drejtuesi i PSG-së, Luis Campos ka bërë një tentativë për mbrojtësin e ri javën e kaluar.
Mundo Deportivo thotë se Campos ka kontaktuar spanjollët, por Barça po këmbëngul se Cubarsi nuk është në shitje.
Adoleshenti është një lojtar edhe i kombëtares së Spanjës, pasi ka bërë debutimin e tij pak para Krishtlindjeve.
Cubarsi nënshkroi një marrëveshje të re në fillim të këtij viti deri në vitin 2027, e cila mbart një klauzolë blerjeje prej 500 milionë euro.