PSG luan tenis ndaj Leverkusen, Napoli turpërohet në Holandë. Inter dhe Dortmund bindin në transfertë (video)

21 Tetor 2025
22:53
Telesport
back button

PSG ka marrë fitoren e tretë rresht në Champions League, duke fituar 2-7 në transfertë ndaj Leverkusen. Në sfidën e luajtur në BayArena, nuk munguan golat e shumtë, kartonët e kuqtë dhe penalltitë. Kampionët në fuqi të Europës gjetën golin që në minutën e 6-të, Nuno Mendes kroson, William Pacho shënon me kokë. Në minutën e 25-të, Leverkusen pati shansin e artë për të barazuar shifrat, por Alejandro Grimaldo gabon nga pika e bardhë e penalltisë, topi u përplas në shtyllë.

Në minutën e 32-të, Robert Andrich ndëshkohet direkt me karton të kuq për goditje me bërryl ndaj Desire Doue. Në minutën e 37-të, PSG mbetet po ashtu me 10 lojtarë, pas faullit të Ilya Zabarnyi, si lojtar i fundit. Aleix Garcia barazon shifrat nga 11-metrat. Tre minuta më pas , Desire Doue shënon golin e avantazhit për francezët. Në fund të pjesës së parë koha e rregullt, Kvaratskhelia shënon golin e tretë për PSG-në. Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, Desire Doue shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për PSG-në. Pjesa e parë mbyllet 1-4 për PSG-në.

Francezët e nisin me gol edhe pjesën e dytë, ku Nuno Mendes shënon golin e pestë, pas asistit te Vitinha në minutën e 50′. Në minutën e 54′, Aleix Garcia shënon golin e dytë personal, këtë herë me një goditje të fuqishme nga distanca. Në minutën e 66-të ishte radha e Ousmane Dembele për të shënuar pas asistit të Barcola. Fituesi i “Topit të Artë” kishte vetëm tre minuta në fushë, i rikthyer pas dëmtimit që pësoi një muaj më parë. Në minutat e fundit pati kohë edhe për golin e shtatë të shënuar nga Vitinha.

SHIKOGOLAT

Gjithçka e lehtë për Interin, që fitoi në transfertë 0-4 ndaj Royale Union SG. Denzel Dumfries hapi serinë e golave në minutën e 41′, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në minutën e vetme shtesë të pjesës së parë, zikaltrit shënuan golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit fantastik Dumfries-Esposito-Lautaro. Në fillim të pjesës së dytë, Hakan Calhanogolu shënon golin e tretë për zikaltrit nga penalltia, pas një faulli të Kevin Mac Allister ndaj Lautaros. Në minutën e 74-të ishte radha e Francesco Pio Esposito për të gjetur rrjetën pas asistit të Bonny.

SHIKOGOLAT

Surpriza e mbrëmjes ka ardhur nga Eindhoven, aty ku PSV ka fituar 6-2 ndaj Napolit. Italianët kaluan të parët në avantazh me Scott McTominay në minutën e 31′, holandezët përmbysën shifrat me dy gola të shpejtë. Fillimisht autogol i Buongiorno dhe goli i Saibari 39′. Në minutën e 54-të, Dennis Mann shënoi dy gola të tjerë për holandezët në minutat 54′ dhe 80′. Në 15 minutat e fundit, Napoli luajti me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të marrë nga Lorenzo Lucca. Në minutën e 86-të, Napoli shënon golin e dytë me McTominay, që vlen thjesht për statistikë. Holandezët nuk u dorëzuan edhe shënuan dy herë të tjerë me Ricardo Pepi 87′ dhe Couhaib Driouech 89′.

SHIKOGOLAT

Dortmund ka marrë po ashtu një fitore shumë të rëndësishme 2-4 në transfertë ndaj Copenhagen. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, me dy gola të verdhezinjve, një në portën kundërshtare dhe një në të tyre. Felix Nmecha kaloi në avantazh në minutën e 20′ Dortmund, Anton shënoi autogol në minutën e 34-të. Në pjesën e dytë, Dortmundi shënoi edhe treherë të tjera me Bensebaini 61′ nga penalltia, Nmecha 76′ dhe Fabio Silva 87′. Në shtesë, danezët ngushtuan shifrat me Dadason.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit