PSG merr masat, zëvendësuesi i Neymar kushton 100 mln euro dhe vjen nga Seria A

20 Korrik 2019
17:07
Telesport
back button

Te Paris Saint Germain janë të bindur se Neymar nuk do të jetë më pjesë e këtij ekipi në të ardhmen. Sulmuesi brazilian ka kohë që ka kërkuar largimin, madje nuk është paraqitur në stërvitje.

Për këtë arsye, Leonardo është duke kërkuar që tani një zëvendësues të denjë. Sipas “L’Equipe”, pasuesi i Neymar do të jetë sulmuesi 25-vjeçar i Juventusit, Paulo Dybala.

Vlera e sulmuesit, sipas klubit bardhezi, është 100 milionë euro. Dybala ka një kontratë deri në vitin 2022 me Juventusin, me të cilin ka realizuar 78 gola në 182 ndeshje gjatë 4 sezoneve të fundit.

Gjithsesi, Dybala duket se është destinuar të largohet, duke mos patur shumë hapësira te skuadra juventine. Për këtë arsye, PSG po tenton ta sjellë në Paris, duke i ofruar edhe një fanellë si titullar.

Sulmuesi Paulo Dybala

Lajme të tjera

Lajmet e fundit