PSG në emergjencë për Champions, ndaj Leipzig mungon edhe Mbappe

3 Nëntor 2020
11:14
Telesport
back button

Skuadra e Paris Saint Germain është në emergjencë në prag të ndeshjes që do të luajë të mërkurën në mbrëmje ndaj Leipzig në Champions League.

Listës së gjatë të titullarëve që do të mungojnë në këtë ndeshje i është shtuar orët e fundit edhe sulmuesi Kylian Mbappe. Ndërkohë që, nuk janë grumbulluar edhe Neymar, Verratti, Icardi dhe Draxler.

Pra, një emergjencë totale në sulm, ku pritet të luajë sërish Kean. Dhimbjet e kokës për trajnerin Thomas Tuchel kanë nisur që sot.

Lista e të grumbulluarve

Portierë: Navas, Randriamamy, Rico.

Mbrojtës: Bakker, Dagba, Diallo, Florenzi, Kehrer, Kimpembe, Kurzawa, Marquinhos, Pembélé.

Mesfushorë: Danilo, Fadiga, Gueye, Herrera, Paredes, Rafinha, Ruiz.

Sulmues: Di Maria, Kean, Sarabia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit