PSG pa Champions, klubi merr vendimin për trajnerin Tuchel

15 Mars 2019
14:51
Telesport
back button

Skuadra e Paris Saint Germain do t’i shtyjë edhe me një vit kontratën trajnerit Thomas Tuchel, pavarësisht se ky i fundit dështoi të sjellë në Paris trofeun e Champions League këtë sezon. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja “L’Equipe”, sipas së cilës presidenti Nasser Al Khelaifi do t’i japë edhe një shans tjetër trajnerit gjerman.

Tuchel mbërriti në maj të 2018-ës te skuadra e PSG-së, ku nënshktroi një kontratë 2-vjeçare. Një detyrë e vështirë për trajnerin gjerman, në një ekip me shumë yje, ku objektivi kryesor ishte Champions League. Trajneri Tuchel dështoi të realizojë këtë mision në sezonin e tij të parë, pas eliminimit nga Manchester United.

Gjithsesi, trajneri “shpëton” nga fakti që PSG-ja po bën një paraqitje të shkëlqyer në kampionat, ku po dominon dhe është pranë titullit kampion. Kontrata e Tuchel skadon në vitin 2020, por më shumë gjasa, brenda muajit mars, do të shtyhet deri në vitin 2021. Kjo do të thotë që trajneri portugez Jose Mourinho nuk do të ulet në stolin e kampionëve të Francës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit