PSG përgatit një tjetër goditje “alla Florenzi”, vë në shënjestër yllin e Inter-it

16 Shtator 2020
16:06
Denis Hakanaj
back button

Mund të ketë të reja të rëndësishme në shtëpinë e Inter-it në lidhje me merkaton e shitjeve.

Nga Franca po shtohen gjithmonë e më shumë zërat për një interesim të PSG-së për një yll zikaltër.

Bëhet fjalë për Radja Nainggolan e ardhmja e të cilit është në dyshim.

Sipas Telefoot, në fakt, emri i belgut është vënë në shënjestër nga kampionëte Francës.

Kjo mund të jetë zgjidhja më e mirë për lojtarin dhe Inter-in.

Për PSG-në do të bëhej fjalë për një tjetër operacion “alla Florenzi”: huazim me të drejtën e blerjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit