PSG përgatitet për ndeshjen e vështirë, Pochettino-s i mungon një skuadër e tërë

9 Janar 2022
14:03
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Paris, Mauricio Pochettino, ka publikuar listën e të grumbulluarve për ndeshjen e mbrëmjes së sotme (20:45) kundër Lyon.

11 mungesat, mes të cilëve edhe Lionel Messi, i kthyer prej pak kohësh nga Argjentina ku ishte në karantinë pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pikërisht për shkak të infektimit me virusin mungojnë edhe Bernat, Danilo Pereira, Di Maria, Donnarumma, Draxler dhe Sergio Rico.

Neymar është i dëmtuar, ndërsa Hakimi, Diallo dhe Gueye janë në Kupën e Afrikës.

Ky është grupi i të grumbulluarve për ndeshjen kundër Lyon-it:

PORTIERË: Franchi, Lavallee, Keylor Navas.

MBROJTËS: Bitshiabu, Bitumazala, Dagba, Kehrer, Kimpembe, Kurzawa, Marquinhos, Mendes, Sergio Ramos.

MESFUSHORË: Dina-Ebimbe, Herrera, Michut, Paredes, Xavi Simons, Verratti, Wijnaldum.

SULMUES: Gharbi, Icardi, Mbappe, Yansane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit