PSG përgatitet për sfidën me Monaco pa lojtarin “special”, Pochettino: Do të duhet të gjejmë zgjidhje pa të

11 Dhjetor 2021
19:11
Denis Hakanaj
back button

Mauricio Pochettino ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligue 1 kundër Monaco.

“Mendoj se skuadra është mirë, po punojmë mirë. Neymar është një lojtar special, i jep shumë gjëra skuadrës. Duhet t’i gjejmë zgjidhjet pa të, në fazën sulmuese dhe mbrojtëse për të gjetur një ekuilibër, të jemi efikasë dhe të fitojmë ndeshjet”, ka thënë trajneri i PSG.

I pyetur nëse Ramos do të luajë përsëri në vitin 2021, argjentinasi ka thënë:

“Po, shpresojmë ta shikojmë brenda fundit të këtij vitit. Ka luajtur shumë kundër Saint-Etienne? Jo, ndihej mirë. Kemi luajtur 11 kundër 10 për pjesën më të madhe të ndeshjes. Para shkurtit dhe para Champions League, kemi ndeshje në të cilat duhet të jemi efikas.

“Një nga objektivat e klubit është të fitojë Champions League, por duhet të jemi të përqendruar tek e tashmja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit