PSG, plas xhelozia për “Topin e Artë”. Al Khelaifi bën tifo për Dembélé, por Hakimi nuk pranon: E meritoj unë

12 Gusht 2025
7:40
Alfred Lleshi
back button

PSG ka në listën e 30 kandidatëve për “Topin e Artë” 2025 plot nëntë lojtarë të vetët, përfshirë Dembélé, Hakimin dhe Donnarumman. Pas mbështetjes publike të presidentit Al Khelaifi për Dembélé, në skuadër kanë nisur tensionet. Hakimi deklaroi se e meriton çmimin edhe më shumë se një sulmues.

Pikërisht kjo u tentua të censurohej nga klubi. Marokeni vlerësoi se ka pasur një sezon historik, duke shënuar në fazat finale të Champions-it, arritje e rrallë për një mbrojtës. Dembélé nuk ka folur publikisht për kandidaturën e tij, ndërsa Donnarumma përmes rrjeteve sociale theksoi se është portieri i vetëm në garë dhe meriton çmimin, siç tha edhe agjenti i tij.

Vetëm Vitinha pranoi se ndihet i nderuar si kandidat, por beson se Dembélé e meriton më shumë. Al Khelaifi u përpoq të qetësonte situatën duke theksuar se të gjithë e meritojnë “Topin e Artë”. Tashmë, PSG duhet të gjejë një mënyrë për ta promovuar Dembélé pa prishur harmoninë e skuadrës, e cila arriti triumfe të mëdha sezonin e kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit