PSG-Real-Barcelona, trekëndëshi që mund të ndezë merkaton

28 Janar 2021
16:57
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Kylian Mbappe mund të varet nga Lionel Messi.

Kjo është ajo që shkruan Marca në lidhje me dy operacionet që mund të ndezin sesionet e ardhshme të merkatos.

Nëse nga njëra anë nuk është një mister se argjentinasi pëlqehet nga PSG, nga tjetra klubi parisien rrezikon të humbasë yllin.

Në fakt, është e pamundur të mbahen në ekip tre yje me tre rroga marramendëse. Kështu, në rast se Pleshti do të shkojë në Paris, do të jetë pikërisht kampioni i botës ai që do të bëjë valixhet.

Kjo është arsyeja pse ish-ylli i Monaco po merr kohë për të diskutuar rinovimin e kontratës së tij, duke pritur një lëvizje të Real Madrid, klubi i vetëm që mund të kënaqë kërkesat e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit