PSG, rinovimi i Mbappe sjell dy largime të bujshme

21 Maj 2022
17:18
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe nuk ka më dyshime. Ylli francez ka vendosur të mos transferohet te Real Madrid me kosto zero dhe ka zgjedhur të rinovojë me kampionët e Francës.

Zyrtarizimi pritet të vijë mbrëmjen e sotme, gjatë festës për titullin të parisienëve pas ndeshjes së fundit të kampionatit francez.

Sipas Le Parisien, rinovimi i francezit do ta çdojë klubin që të bëjë disa ndryshime të mëdha në stafin teknik dhe te drejtuesit e skuadrës.

Në fakt, trajneri Mauricio Pochettino duket se do të shakrkohet në fund të sezonit dhe drejtori sportiv Leonardo duket se është një hap larg lamtumirës.

Pasardhësi i drejtuesit brazilian, gjithmonë duke u bazuar tek a to që shkruajnë mediat franceze, duket se është Luis Ocampos, ish-drejtuesi i Monaco-s, i cili ka një marrëdhënie shumë të mirë me Mbappe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit