Është nata e futbollit të mrekullueshëm në “Parc des Princes”. Skuadra e Luis Enrique do të presë Borussia Dortmundin këtë mbrëmje, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në përpjekje për të fituar kualifikimin në finalen e 1 qershorit në “Wembley”.
Një paraqitje fantastike do t’iu duhet parizienëve pas disfatës në ndeshjen e parë në Gjermani, ku ekipi i Terzicit fitoi 1-0, javën e kaluar, falë golit të Fullkrug në minutën e 36-të. Në konferencën për shtyp të një dite më parë, Luis Enrique foli për rreziqet që fshihen në ndeshjen e sotme, ndërsa trajneri gjerman kujtoi finalen e vitit 1997 ndaj Juventusit.
Dëshira e madhe për hakmarrje nga ana e Mbappe, i cili nuk arriti të ishte vendimtar në ndeshjen e parë dhe që tani dëshiron të arrijë me çdo kusht finalen e turneut (ndoshta përballë Real Madridit, skuadrës së tij të radhës) përpara se t’i thotë lamtumirë PSG.
Nga ana tjetër, për Marco Reus do të jetë një mundësi e rëndësishme për ta mbyllur aventurën e tij me Borussia Dortmundin në mënyrën më të mirë të mundshme, ndoshta me një revansh të finales së vitit 2013 kundër rivalëve të Bayern Munich, që po ashtu u luajt në “Wembley” atë vit.
Ja formacionet e mundshme:
PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Fabian Ruiz; Dembelé, Barcola, Mbappé.
BORUSSIA DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Can, Sabitzer; Sancho, Brandt, Adeyemi; Fullkrug.