PSG sfidon Real Madrid për Pogba, arma sekrete është rikthimi i Leonardo

8 Qershor 2019
20:56
back button

Paul Pogba vijon të ngjallë interesimin e fortë të skuadrave më të pushtetshme në Europë. Pas Juventus dhe Real Madrid, në fakt është futur në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Manchester United edhe ekipi kampion në fuqi i Francës, Paris Saint-Germain.

Sikurse sqaron “Le10Sport”, rikthimi në Paris i drejtuesit brazilian Leonardo,  mund të hapë dyert e klubit francez për futbollistin kampion bote në fuqi. Në fakt, ish-drejtuesi i Milan kërkon që për të prevaluar mbi konkurentët, të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ai zotëron me menaxherin e famshëm Mino Raiola, i cili administron të shërbimet e Pogba.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit