PSG shënjeston “viktimën” e De Ligt

17 Korrik 2019
22:47
back button

Mbërritja e De Ligt tek Juventusi mund t’i japë fund aventurës së dytë të Leonardo Bonuccit. 

Sipas Corriere dello Sport, kampionët e Francës PSG i kanë vënë syrin ish-qendërmbrojtësit të Milanit, i cili pritet të jetë zëvendësues pas mbërritjes së De Ligt. 

PSG mesa duket akoma nuk ka të ngopur megjithëse tashmë ka katër qendërmbrojtës në skuadër. 

Juventus kërkon 40 milionë euro për Bonuccin, i cili ka kaluar një sezon me ulje-ngritje. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit