PSG s’përmbahet, fitore me 5 gola para Botërorit për Messi-n me shokë (Pamjet)

13 Nëntor 2022
14:53
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të thellë 5-0 kundër Auxerre në javën e pesëmbëdhjetë të kampionatit francez, e fundit para fillimit të Kupës së Botës.

PSG-AUXERRE 1-0 – VIDEO

Trajneri Galtier nuk i ka kursyer yjet e ekipit të tij kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i Katar 2022 duke aktivizuar nga minuta e parë treshen Neymar, Messi, Mbappe.

PSG-AUXERRE – 2-0 – VIDEO

Ka qenë ky i fundit që ka zhbllokuar ndeshjen e luajtur në Parkun e Princave, pas një aksioni të nisur me një pasim magjik të Leo Messi-t për Mendes.

PSG-AUXERRE – 3-0 – VIDEO

Goleada ka ardhur në pjesën e dytë me golat e Soler (51′), Hakimi (57′), Sanches (81′) dhe Ekitike (84′), që i kanë dhuruar kampiionëve në fuqi të Francës një fitore spektakolare.

PSG-AUXERRE – 4-0 – VIDEO

PSG, pas tri pikëve të marra sot, kryesojnë renditjen e Ligue 1 me 41 pikë, pesë më shumë se Lens-i i vendit të dytë. Messi me shokë do të kthehen në fushë për kampionatin francez më 28 dhjetor për ndeshjen  kundër Strasbourg.

PSG-AUXERRE – 5-0 – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit