PSG synon blerjen e bujshme me koston zero, kërkon të sjellë në Paris sulmuesin egjiptian

4 Tetor 2024
8:34
Telesport
back button

Në vitin e fundit të kontratës së tij me Liverpool, Mohamed Salah pritet të largohet nga Premier League verën e ardhshme, duke qenë kështu një lojtar i lirë. Në fakt, në klubin anglez nuk flitet për rinovim. Dhe, në këtë drejtim shkojnë edhe deklaratat e fundit të egjiptianit.

Por cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit egjiptian? Ofertat për të nga Arabia Saudite nuk kanë munguar, por sipas asaj që raportohet nga “The Sun”, në të ardhmen e Salah mund të jetë një tjetër klub i madh europian.

Bëhet fjalë për Paris Saint-Germain, që është vigjilent për këtë çështje, i bindur se egjiptiani mund të luajë ende në nivelet më të larta të futbollit europian. Nga ana tjetër, këtë sezon, Salah ka realizuar 6 gola dhe 5 asistime në 9 ndeshje.

Prandaj, verën e ardhshme, sulmuesi egjiptian mund të përfundojë në Paris si blerje me koston zero, çka do të ishte një goditje e madhe në merkato. Skuadra pariziene për momentin hesht dhe duket se po punon nën rrogoz, për ta mbyllur pa shumë zhurmë transferimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit