PSG-Real Madrid në Champions, Varane “injoron” Neymar

16 Shtator 2019
13:02
Alfred Lleshi
back button

Rapahel Varane do të përballet me PSG në Ligën e Kampionëve, për herë të pestë në katër vite. Kampioni i botës foli për “Le Parisien”. Ai tha se po e presin me interes përballjen e mesjavës me PSG, një kundërshtar që nuk duhet vlerësuar vetëm për dy lojtarët e tij të shkëlqyer, Neymar dhe Mbappé: “Natyrisht, këto dy lojtarë shumë të talentuar janë pikat e referimit atje, por PSG ka një ekip të tërë konkurrues. Do të duhet një Real i shkëlqyer për t’i mposhtur kampionët e Ligue 1″.

Sa iu përket rivalëve, që mund ta pengojnë Real Madridin të fitojë Champions-in e 14-të në histori, mbrojtësi francez tha: “Në çdo raund ne përballemi me një kundërshtar gjoja superior, por i kalojmë të gjitha pengesat. Personalisht e konsideroj tepër të rëndësishme marrjen e pikëve maksimale në ndeshjen e së mërkurës, në Paris. Apriori, PSG është kundërshtari ynë më i ndërlikuar në grup, por jo vetëm”.

Varane, madje, në këtë intervistë për median franceze, guxoi të krahasojë përballjet Real Madrid-Barcelona me PSG-Real Madrid: “Për sa i përket presionit, ‘El Classico’ është unike. Pas kësaj, përballja me PSG është gjithashtu stimuluese dhe emocionuese”. Lidhur me “telenovelën” e merkatos së kësaj vere, që pa Neymar të përfshinte në negociata dy gjigantët spanjollë, të bardhët dhe Barçën, francezi dha vizionin e tij: “Ne nuk e kemi kërkuar me këmbëngulje, sepse tashmë ishim të përqendruar te fillimi i sezonit. Çdo ditë kishte njoftime të reja për Neymar. Po të fokusoheshim te kjo gjë, do të përfundonim duke e humbur fillin në fushën e lojës”.

Varane vlerësoi ish-shokun e tij të skuadrës, Keylor Navas, i cili nënshkroi këtë verë me skuadrën pariziane: “Momentet kryesore të karrierës i kaloi mke ne, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Mbeten të paharrueshme pritjet e tij të jashtëzakonshme, duke kontribuar shumë në titujt europianë të fituar. Është një portier i madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit