Psikologu i akuzuar për vdekjen e Maradona-s! “Roli im jo ndikues, ja arsyeja”

24 Qershor 2021
20:01
Telesport
back button

Diego Maradona sot jeton në kujtimet e të gjithëve për atë që bëri në futboll, teksa ai u nda nga jeta 25 nëntorin e vitit të kaluar, pak ditë pasi kishte festuar 60-vjetorin e lindjes.

Arresti kardiak e largoi nga kjo botë.

Muajin e kaluar hetimet në lidhje me vdekjen e “El Diez” morën një kthesë të papritur. Plot shtatë persona akuzohen për vrasje me dashje, mes tyre edhe psikologu Carlos Diaz. Ky i fundit ka mohuar akuzat në prononcimin e dhënë për C5N.

 

Nuk ishte e nevojshme që Diego të internohej. Roli im si psikolog në shërimin e varësisë së tij, nuk luajti asnjë rol në vdekjen e tij. Ishte një vdekje që i tronditi të gjithë, por nuk ka pasur asnjë plan të organizuar kriminal për ta vrarë, siç pretendojnë disa.

Ishte një fatalitet. Tentuam ta ndihmojmë që prej ditës së parë, për ta shpëtuar dhe që të rimerrte veten nga varësitë. Vdekja nuk ndodhi për shkaqe psikologjike“, deklaroi Carlos Diaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit