Pulisic, pas fitores ndaj Lecce: Kam prekur vetëm 3 topa, por shënova gol…

30 Gusht 2025
8:08
Alfred Lleshi
back button

Christian Pulisic komentoi fitoren e arritur nga Milani në “Via del Mare”, edhe falë golit të tij, për mikrofonët e “Sky Sport”: “Unë ndihem mirë. Kam pasur disa probleme, por tani jam mirë. Sot mendoj se kam prekur 3 topa, por shënova gol. Ishte një mbrëmje shumë e bukur”.

Pse ndodhi ajo ndeshje kundër Cremonese?
Nuk luajtëm aq keq kundër Cremonese, na penalizuan vetëm disa detaje të vogla. Sot luajtëm shumë më mirë, mund të shënonim 3-4 gola. Po krijojmë shumë raste. Po, sot luajtëm shumë më mirë.

Ka ardhur Nkunku, çfarë cilësish sjell ai?
Ai ka shumë cilësi, vjen këtu dhe mund ta ndihmojë skuadrën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit