Pulisic sfidon kritikat: E di se mund të bëjmë më mirë, por rëndësi ka fitorja në Champions

27 Nëntor 2024
12:47
Telesport
back button

Milan arriti një fitore të vuajtur ndaj Slavia Bratislava në Champions League. Kuqezinjtë fituan 3-2, duke marrë tri pikë të rëndësishme.

Pavarësisht kësaj, për mesfushorin amerikan Christian Pulisic rëndësi ka fitorja. “Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim, por është e qartë se ne duam të luajmë edhe më mirë”, tha Pilisic.

Më tej, mesfushori shtoi: “Është e qartë se duhet të mbrohemi më mirë. Në nivel personal më pëlqen roli që më ka caktuar trajneri Paulo Fonseca”.

I pyetur se sa mund të arrijë ky ekip, Pulisic tha: “Është e vështirë të thuhet, ne duhet të rritemi ende pasi kemi shumë potencial dhe më pas të shohim se çfarë munë të arrijmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit