“Pushimi nga koronavirus më bëri mirë, kisha nevojë të rikuperoja”

1 Qershor 2020
12:59
Telesport
back button

Tenistja amerikane Serena Williams shprehet se do të jetë gati për t’u rikthyer në fushën e lojës kur të hapet “drita jeshile”. Turnetë e tenisit janë pezulluar deri në korrik, ndërkohë që ndeshja e saj e fundit daton në shkurt, kur luajti me kombëtaren në Federation Cup.

Ish-numri 1 në botë, fituese e 23 grand slam, tha: “Mezi po pres të rikthehem në fushë dhe të luaj tenis. Kjo është gjëja që di të bëj më mirë. Ky pushim i detyrueshëm që erdhi si pasojë e virusit ishte një “ilaç” për mua”.

Dukej sikur trupi im kishte nevojë për një pushim kaq të gjatë. Ndihem më në formë se kurrë, fizikisht dhe psikologjikisht, e freskët dhe e relaksuar”, u shpreh tenistja amerikane Serena Williams.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit