Pushimi sjell probleme te Manchester City, të paktën 5 të dëmtuar rrezikojnë sfidën me Arsenal

29 Mars 2024
9:00
Telesport
back button

Pushimi i kampionatit për shkak të ndeshjeve miqësore të ekipeve kombëtare nuk solli lajme të mira për Manchester City. Skuadra e Pep Guardiola do të përballet të dielën me Arsenal në Premier League, në një ndeshje të drejtpërdrejtë për titullin, por trajneri mund të ketë disa mungesa të rëndësishme.

Në ditët e mbetura, trajneri së bashku me stafin teknik dhe atë mjekësor do të duhet të vlerësojë gjendjen e disa lojtarëve. Stones dhe Akanji janë dy nga të dëmtuarit. Mbrojtësi anglez pësoi një problem muskulor në miqësoren mes Anglisë dhe Belgjikës pas vetëm 10 minutash të ndeshjes të së martës.

Ndërsa zvicerani pësoi një goditje në stërvitje të hënën dhe nuk luajti asnjë minutë të marten në miqësore. Këta të dy i bashkohen një liste të dëmtuarish që tashmë përfshin anëtarë të tjerë të skuadrës së Guardiola. Mes tyre është edhe Kyle Walker, që u lëndua në miqësoren mes Anglisë dhe Brazilit në “Wembley” të shtunën e kaluar dhe ai gjithashtu duhet të vlerësohet.

Po ashtu, Bernardo Silva dhe Ruben Dias u larguan para kohe nga kombëtarja e Portugalisë për shkak dëmtimi. Pra, klubi e stafi mjekësor do të monitorojnë nga afër gjendjen dhe do të bëjnë shumë vlerësime këto ditë për të parë se cilët mund të luajnë dhe cilët jo ndaj Arsenal, ndërkohë që afrohet edhe përballja me Real Madrid në Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit