Shtëpia e Gerard Piqué në Cerdanya është vandalizuar përmes grafiteve në fasadë, nga “Arran”. Kjo është ajo që vetë organizata në fjalë e ka dëshmuar përmes rrjeteve të saj sociale.
“Arran” bashkangjiti një video në të cilën tregon vandalizimin e pronës së ish-mbrojtësit të Barcelonës përmes grafiteve. Që në fillim të videos, autorët kanë ofruar argumentet e tyre për këtë veprim:
“A jeni lodhur duke shkuar të jetoni jashtë vendit, sepse nuk mund të përballoni një shtëpi të mirë në Cerdanya? Ndërsa duhet të largohesh nga Cerdanya, sepse nuk mund të paguash qiranë, 64% e banesave janë shtëpi të dyta dhe të treta të disa personave të kamur, të cilat qëndrojnë të hapura mesatarisht 14 ditë në vit”.
Organizata në fjalë vë në dukje ata që kanë mundësi të zotërojnë më shumë se një shtëpi: “Njerëzit elegantë nga Barcelona, që vijnë për t’u argëtuar në pistat e skive dhe fusha golfi, nuk kanë punë në territorin tonë”.
Në postimin e shpërndarë përmes rrjetit social ‘X’, organizata njofton se janë të gatshëm të vazhdojnë veprimet e tilla: “Ne do ta avancojmë ofensivën kundër monokulturës turistike që po mbyt Pirenejtë, kundër bankierëve dhe spekulantëve që po na e bëjnë jetën të mjerueshme”.
Së fundi, ata nisin një “shigjetë” drejtpërsëdrejti ndaj grupit në të cilin bën pjesë edhe “viktima” e këtij sulmi, Gerard Piqué: “Pushta mu*i, ne nuk jemi dekorimi juaj”.
🫵❌Assenyalem la residència de luxe a la Cerdanya de Gerard Piqué
🌱Passem a l’ofensiva contra el monocultiu turístic que ofega el Pirineu, contra els pijos, els rendistes i els especuladors que fan de les nostres vides una misèria
💥Pijos de merda, no som el vostre decorat pic.twitter.com/clDKoNb5qR
— Arran (@Arran_jovent) November 17, 2024