Putin akuza olimpizmit ndërkombëtar: Po shpërfillin idealet olimpike dhe veprojnë në interes të Perëndimit

2 Shtator 2024
9:34
Telesport
back button

Presidenti rus Vladimir Putin, ka  akuzuar sot Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) se po vepron me kërkesën e Perëndimit. Kreu i Kremlinit njoftoi se dëshiron të heqë barrierat dhe kufizimet artificiale dhe të zgjerojë gamën e ngjarjeve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare.

Udhëheqësit aktualë të IOC janë duke vepruar sipas kërkesës së Perëndimit kolektiv, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara. Më vjen keq ta them, por ata po shpërfillin në mënyrë flagrante idealet olimpike që duhet të mbrojnë”, u shpreh Putin në një intervistë për mediat.

Në vend që të promovohen të drejtat e sportistëve, integriteti dhe universaliteti i lëvizjes olimpike, IOC po bën të mkundërtën, po ngjitet në pozicionin e tyre shoqëror, fuqinë dhe prosperitetin personal”, akuzon presidenti rus.

Ne do të ndjekim një demokraci më të madhe në lëvizjen sportive, do të përpiqemi të heqim barrierat dhe kufizimet artificiale dhe të zgjerojmë gamën e ngjarjeve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare”, shtoi Putin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit