Pyroshow unikal! “El Monumental” me 80 mijë tifozë kthehet në një kazan fishekzjarresh, dallohet nga hapësira (VIDEO)

30 Tetor 2024
18:14
Telesport
back button

Stadiumi i River Plate, “El Monumental” i Buenos Aires ne Argjentines ishte thjesht “unikal” mbreme pasi dhuroi nje show piroteknik i cili mund te dukej edhe nga hapesira! Kjo ndodhi përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të River Plate kundër Atletico Mineiro ne Kupen Libertadores.

Me mbi 80,000 tifozë pasionantë, stadiumi u shndërrua në një “kazan” të vërtetë pasi fishekzjarrët, koreografitë dhe këngët shtruan skenën për një natë të paharrueshme.

Pavarësisht mbështetjes së zhurmshme, River Plate u përball me një betejë të vështirë pas humbjes 0-3 në ndeshjen e parë ne Brazil. E ushqyer nga energjia e tifozëve, skuadra nisi një sulm të pamëshirshëm në Buenos Aires, duke regjistruar 16 goditje vetëm në pjesën e parë.

Megjithatë, skuadra braziliane qëndroi e vendosur, duke siguruar vendin në finalen e Libertadores me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Mineiro tani është i vendosur për një përballje të mundshme me rivalin e tyre vendas Botafogo, i cili dominoi Penarol 5-0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales tjetër. Pritet nje derbi Brazilian “luftë sportive”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit