Qendërmbrojtësi i Liverpool rinovon për 6 vite

10 Dhjetor 2018
16:26
back button

Joe Gomez është shpërblyer me një kontratë e cila do t’i garantojë një karrierë të gjatë te Liverpool.

Lojtari i përfaqësueses angleze aktualisht po qëndron larg fushave pas një dëmtimi të pësuar ndaj Burnley-t dhe pritet të mungojë për gjashtë javë.

Gjithsesi, të hënën  klubi e ka ngushëlluar me një kontratë të re duke e blinduar për pesë vite e gjysmë, deri në qershor të 2024-ës.

“Kontrata e re është shumë e rëndësishme për mua. Kam disa vite këtu dhe ka qenë një kënaqësi të luaj për Liverpool, kështu që jam i lumtur që kam rinovuar.

“E dashuroj këtë klub, po e shijoj shumë fanellën e Liverpool dhe jam i lumtur që kjo gjë do të vazhdojë.

“Kemi pasur shumë ulje-ngritje, ky është sezoni im i katërt këtu dhe kam mësuar shumë. Shpresoj të vazhdojmë kështu.”

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit