Manchester United vijon të jetë në kërkim të një qendërmbrojtësi, ndaj “djajtë e kuq” po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Trevoh Chalobah. 24-vjeçari anglez ka një kontratë deri në vitin 2026 me Chelsea dhe kushton 25 milionë stërlina.
Lajmin e konfirmoi sot “The Independent”, që shtoi se drejtuesit e Chelsea janë të gatshëm të diskutojnë me Manchester United për këtë transferim. Gjithsesi, “blutë” kërkojnë që çdo gjë të mbyllet para 30 qershorit.
Media shton se te Manchester United po diskutojnë për të bërë një ofertë zyrtare për Chalobah. “Djajtë e kuq” presin edhe një përgjigje nga Jarrad Branthwaite, që luan me Everton, por nga ana tjetër kërkojnë edhe një alternativë.
Blerja e një mbrojtësi qendre është objektivi kryesor i Manchester United këtë verë. Chalobah, 24 vjeç, këtë sezon nuk u aktivizua shumë nga Chelsea, ku ralizoi një gol në 17 ndeshje të luajtura.