Qeqa Krelani mbron Muriqin: Tregojuni fëmijëve se është 9-shi më i mirë në histori

5 Prill 2026
10:28
Telesport
back button

Gazetarja Qeqa Krelani i ka dalë në mbrojtje sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, pas deklaratave fyese të ditëve të fundit ndaj tij. Ka ndjekës online që e quajtën “turk”.

Postimi i saj në rrjetet sociale:

Tregojuni femijeve neper shkolla qe Vedat Muriqi eshte 9-shi me i mire ne historine e futbollit mbare shqiptare.

Ata qe e kritikojne jane raca e njerezve qe biletat ua kane shit turqve e plot biznesmenave per 500 euro. Qe kush e kritikon Muriqin.

Ata qe e shajne nuk e kane çu Kosoven ne finale te Play-Off-it per here te pare ne histori, por e çoi Muriqi me shoke.

Ata qe e shajne nuk i kane dhene 19 gola per sezon ne La Liga, aty ku luan ekipi me i suksesshem ne histori te Liges se Kampioneve, Real Madrid. E besa eshte veç 4 gola mbrapa ish Kampionit te Botes Mbappe.

Ata qe e shajne nuk u shenojne gola Real Madridit, Barcelones, Atleticos, Sevilles. Ato i shenon Muriqi.

Ata qe e shajne nuk e kane derguar Kosoven ne Ligen B per here te pare ne histori, por e çoi Muriqi me shoke.

Prit ta perseris edhe njehere se fort bukur po tingellon. Vedat Muriqi eshte 9-shi me i mire ne histori te futbollit mbare shqiptare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit