Qerimaj siguron medaljen e argjendtë në peshën 81kg në stilin e shkëputjes

16 Shkurt 2024
19:55
Telesport
back button

Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj ka siguruar sot në mbrëmje medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes, në peshën 81kg, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Sofie të Bullgarisë.

Shtangisti shkodran mbylli garën në këtë stil në vendin e dytë, me 155kg, duke realizuar dy nga tri provat, ndërkohë që vijon garën në stilin e shtytjes.

Qerimaj e nisi garën me 152kg, peshë që nuk e ngriti dot në provën e parë. Gjithsesi, shkodrani arrin të ngrejë lart këtë peshë në provën e dytë. Në provën e tretë, Qerimaj arrin të ngrejë lart edhe 155kg, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë në garë.

Në stilin e shtytjes, gara e Qerimajt nuk është aq e mirë sa ajo e shkëputjes. Shtangisti kuqezi realizon me sukses vetëm provën e parë, ku ngre 180kg. Në dy përpjekjet e tjera, Qerimaj nuk arrin dot të ngrejë 186kg, duke e mbyllur garën në këtë stil në vendin e gjashtë, pa marrë dot medalje.

Ndërsa në dygarësh, Erkand Qerimaj u klasifikua në vendin e katërt, më 335kg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit