Kush e ndal Liverpool? 19 fitore, 3 barazime dhe 55 gola të shënuar në 22 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet,. E gjitha pas humbjes ndaj Nottingham Forest! Kryesues i Premier, Champions dhe i kualifikuar në Kupat përkatëse…
Nga ajo humbje ne “Anfield”, skuadra e drejtuar nga Arne Slot nuk eshte ndalur me dhe ka vazhduar te totalizoje pike pas pikesh duke kryesuar kampionatin dhe me nje ndeshje me pak (ndaj Everton) por gjithashtu duke fituar 6 nga 6 ne Champions dhe kaluar turet ne Kupat vendase. Fitorja e radhes erdhi sonte ndaj Leicester me permbysje 3-1.
Pjesa e pare – Liverpool-Leicester ka dhuruar 2 shtylla dhe 2 gola në 45′ e para. Ishin miqtë ata që shënuan të parët me Ayeë teksa më pas “Reds” provuan të reagonin por dy herë u ndalën nga shtylla “armike”, fillimisht me Robertson që me kokë goditi brenda zonës dhe më pas Salah që provoi me harkim por topi sërish u stampua në kryqëzimin e dy shtyllave. Megjithatë, mendoi Gakpo të shënonte një gol të bukur në fund të pjesës së parë duke kthyer barazpeshën.
Pjesa e dyte – Liverpool shton ritmet, Leicester mbrohet. Fillimisht vjen goli i Curtis Jones per te cilin VAR-iut iu desh kohe qe ta konfirmonte ose jo, pasi ishte ne pozicion delikat me vijen mbrojtese. Me pas Gakpo pa t’i anulohet goli i 3-1 qe megjithate do te vije me Momo Salah, me nje goditje te bukur te zakonshme prej tij brenda zone.