Rabiot ende pa ekip në shtator, ëndërron Anglinë por e kërkojnë me ngulm në Turqi

2 Shtator 2024
10:14
Telesport
back button

Mesfushori francez Adrien Rabiot është ende një lojtar i lirë. Më shumë se dy muaj pas skadimit të kontratës me Juventus, mesfushori francez nuk ka gjetur ende një zgjidhje për të ardhmen e tij.

Pengesë është bërë kërkesa e lartë financiare. Ditët e fundit, Milan ishte rikthyer në garë, por pa shitjen e Ismael Bennacer, klubi kuqezi nuk ishte në gjendje të barazonte ofertën e ardhur për Rabiot.

Rabiot e ka prioritetin e tij të luajë në Premier League dhe shpreson mbi të gjitha të transferohet te Liverpool. Por, ditët e fundit ka qenë Galatasaray që ka lëvizur me këmbëngulje më të madhe për të arritur një marrëveshje.

Sipas “Fanatik”, klubi turk ka ndërmarrë hapa konkretë në përpjekje për të bindur lojtarin që të pranojë këtë destinacion. Madje edhe duke e kënaqur ekonomikisht, por klubi nuk luan në Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit