Rabiot ishte një hap larg Barcelonës, por nëna e tij bëri një kërkesë të habitshme!

6 Shtator 2024
17:40
Telesport
back button

Sa herë vjen merkatoja, mesfushori Adrien Rabiot lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona. Në dy muajt e fundit ai u bë pjesë e shumë spekulimeve në merkaton e verës, por deri tani nuk ka ndodhur asgjë.

Duke qenë lojtar i lirë, mendohej se Barcelona do të ndërhynte për ta transferuar praktikisht me zero kosto, por duket se ky nuk është kurrsesi mision i lehtë.

Problemi i francezit është nëna e tij. Gazeta” El Mundo Deportivo” shkruan se ajo, si agjente e të birit, kërkon 10 milionë euro pagë, shifër tepër e lartë, madje edhe për klubet angleze.

Nëse Rabiot do të firmoste për Barcelonën, do të duhej ta pranonte një pagë më të ulët. Katalanasit mund të përballonin një pagë 6-7 mln euro, por jo më shumë.

Ndërkohë, ka klube që e kanë në lupë mesfushorin. Galatasaray, Manchester United dhe Al-Nassr kanë shfaqur interes për të, por ende asgjë konkrete.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit