Rabiot largohet nga Juventusi me kosto zero, por mbetet në Serie A

4 Tetor 2022
21:29
Denis Hakanaj
back button

Të dielën në mbrëmje, pak më pak se dy ditë më parë, Juventus-i i Massimiliano Allegrit u rikthye te fitorja në kampionatin italian, duke mposhtur Bologna-n e Thiago Motta-s me rezultatin 3-0.

Bardhezinjtë shënuan me Kostic, Vllahovic (të dy të rigjallëruar nga përvoja me kombëtaren serbe) dhe Arek Milik, tashmë gjithnjë e më shumë një garanci në sulmin e Zonjës së Vjetër.

Me pak fjalë, një rikthim në fushë i suksesshëm për Juventus-in që pa në fushë edhe një nga të preferuarit e Massimiliano Allegrit, i cili u ndal për disa javë për shkak të një problemi fizik.

Po flasim për Adrien Rabiot, mesfushorin francez që po rritet gjithnjë e më shumë me fanellën e Zonjës së Vjetër.

Në fakt, pas tre sezonesh plot ulje-ngritje, lojtari francez duket se është kthyer në një lojtar me besim dhe besueshmëri absolute për trajnerin nga Livorno, i cili kur e ka në dispozicion, vështirë se e lë në stol.

Megjithatë, ka një çështje shumë të rëndësishme në tavolinë për sa i përket merkatos: kontrata e Rabiot me Juventus-in skadon në vitin 2023.

Futbollisti ka alternuar shumë paraqitjet e tij në këto tre vite dhe është e vështirë që të vazhdojë të mbajë fanellën e Zonjës së Vjetër edhe në sezonin e ardhshëm.

Në sfond do të kishte disa mundësi për të ardhmen e tij, i lidhur edhe një herë me kampionatin italian. Po flasim për mundësinë për të veshur fanellën e Roma-s së Jose Mourinhos, sipas calciomercato.com.

Lojtari, i cili do të largohej me kosto zero në fund të sezonit, mund t’u ofrohet verdhekuqve të cilët janë në kërkim të lojtarëve me përvojë ndërkombëtare që mund të përforcojnë skuadrën.

Pengesa më e madhe mbetet ajo e pagës duke qenë se Rabiot merr aktualisht një rrogë mbi 7 milionë euro në sezon me Juventus-in, një shifër e paarritshme për klubin e kryeqytetit italian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit