Rafael Nadal merr ftesën e veçantë nga presidenti i Amerikës

21 Shkurt 2020
12:52
Telesport
back button

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, në një darkë zyrtare që do të organizojë më 21 prill në Shtëpinë e Bardhë me mbretin e Spanjës, Filipin e 6-të dhe bashkëshorten e tij Letizia Ortiz, ka ftuar edhe tenistin spanjoll Rafael Nadal. Trump është një fans i madh i tenistit spanjoll, ndaj ka ftuar Nadal të shoqërojë mbretin e Spanjës në këtë darkë.

Problem është periudha kur zhvillohet kjo darkë, 21 prill, pak ditë pas përfundimit të turneut Masters të Montekarlo dhe në javën që zhvillohet turneu i Barcelonës, të cilin Nadal e ka fituar 11 herë. Ndaj, tenisti ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare nëse do të darkojë me njeriun më të pushtetshëm në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit