Rafael Nadal tërhiqet: Nuk mund ta gënjej më veten time dhe tifozët

7 Mars 2024
10:28
Telesport
back button

Si “rrufe në qiell” të hapur ka ardhur lajmi i tërheqjes nga turneu i Indian Wells i tenistit spanjoll Rafael Nadal. Ish-numri 1 në botë për meshkuj deklaroi pak më parë se nuk do të luajë në turneun Masters që nis sot.

Ishte vetë Nadal ai që konfirmoi tërheqjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale: “Nuk mund të gënjej më veten time dhe mijëra tifozë që presin të më shohin duke luajtur”.

Në turin e parë, ai duhej të përballej me indianin Sumit Nagal, por në vendin e tij do të luajë kanadezi Milos Raonic. “E dini të gjithë se sa shumë më pëlqen të luaj këtu”, tha më tej Nadal.

Kjo ishte një nga arsyet që erdha këtu më herët se zakonisht për t’u stërvitur dhe të isha gati për këtë turne. Kam punuar fort, jam stërvitur dhe javën e kaluar vura veten në provë”, tha Nadal referuar ndeshjes “show” me Carlos Alcaraz.

Nuk ndihem ende gati për të luajtur në nivele të larta dhe në një turne kaq të rëndësishm si ky. Është një vendim i vështirë. Do të më mungoni”, u shpreh më tej Rafael Nadal, fitues i 22 grand slam në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit