Rafael Nadal zbulon të ardhmen e tij: Jam i vetëdijshëm për gjithçka, por…

16 Nëntor 2023
9:54
Telesport
back button

Rafael Nadal nuk është ende gati për t’i thënë “lamtumirë” sportit. Tenisti nga Majorka, që këtë vit nuk luan që prej janarit për shkak të dëmtimit, ka folur nga Barcelona për të ardhmen e tij. “Nëse doni të dini diçka të re prë mua, ju them se do të vazhdoj të luaj tenis”, tha Nadal.

Nuk e di ende se ku dhe kur do të rikthehem, pasi nuk jam ende i qartë për këtë gjë. Por jam i lumtur për mënyrën se si po shkojnë gjërat”, u shpreh më tej tenisti spanjoll, për të cilin u përfol se do të rikthehet në janar 2024, në grand slam të Australian Open.

E kuptoj rëndësinë e atij lajmin, por kur ta kuptoj se kur dhe ku do të kthehem do t’ju njoftoj. Do të jem unë i pari që do t’ua zbuloj të ardhmen time. Jam i vetëdijshëm se do të jetë shumë e vështirë të rikthehem lojtari i dikurshëm, por nëse nuk do të kisha iluzione do të isha larguar prej kohësh”, tha Rafael Nadal.

Kam muaj që luftoj për këtë rikthim pasi besoj tek vetja, pavarësisht moshës. Karriera ime ka qenë shumë e gjatë dhe nuk e mohoj që vitet kalojnë. Djokovic ka fituar 24 grand slam dhe nuk besoj se do ta arrij, është një objektiv që nuk e arrij dot. Jetoj në një realitet ndryshe nga e kaluara, pasi nuk luaj pre një viti”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit