Rakitic bën lëmsh merkaton, merr vendimin e fundit

12 Dhjetor 2019
22:59
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, duket se ka ndryshuar mendjen. Ai nuk do të largohet nga Barcelona, pavarësisht se e sheh të ardhmen me shumë dyshime. Kroati u mendua se do të largohej në merkaton e janarit, por e ardhmja e tij duket se ka ndryshuar. 

Trajneri Ernesto Valverde i ka besuar në 4 ndeshje radhazi duke e aktivizuar ndaj Dortmundit, Atletico Madridit, Mallorcas dhe Interit. Rakitic është i bindur se mund të japë shumë tek ekipi kampion i Spanjës dhe nuk do të ndryshojë ambient në gjysmën e sezonit. 

Ish-lojtari i Sevilles është ende i paqartë, pasi kërkohet nga Interi, Juventusi dhe Manchester United. Italianët janë ata që e kërkojnë me ngulm. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit