Rakitic drejt Interit, mesfushori habit me deklaratën e tij

2 Dhjetor 2019
9:57
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori Ivan Rakitic u kthye në formacion në ndeshjen e fituar kundër Atletico Madrid-it dhe luajti 90 minuta si titullar. Kroati mori besimin e trajnerit Ernesto Valverde pas problemeve që ka në Camp Nou dhe dëshirës së drejtuesve për ta larguar. 

Kroati u pyet në lidhje me largimin e mundshëm të tij drejt Interit dhe kroati u përgjigj ashpër. “Dua ta ndryshoj këtë pjesën e pyetjeve të merkatos, po e shijoj stërvitjen sërish dhe ndjej besimin e shokëve të ekipit. 

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në vazhdim, por nuk mund të gjejë një vend më të mirë për të luajtur futboll se sa në Barcelonë. Është një javë e rëndësishme për mua. Jam i kënaqur dhe dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të ndihmuar ekipin”, – nga kroati. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit