Rakitic kundër Valverdes: Jam 31 vjeç, jo 38; Kulmi im është tani

12 Nëntor 2019
19:49
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka folur në lidhje me situatën që po kalon tek ekipi katalanas dhe ka shprehur gjithë zhgënjimin e tij në lidhje me çështjen. 

“Si mund ta shijoj këtë periudhë? Të luash futboll, e kam thënë shumë herë, ashtu si ndihet vajza ime e vogël kur i marrin lodrën e saj, ashtu ndihem dhe unë kur më marrin topin. Ndihem i mërzitur.  

“Më pëlqen të pranoj ndjenjat e mia, të qash nuk është problem, ashtu si kur në momente gëzimi jam i parë. E kuptoj dhe i respektoj vendimet e trajnerit dhe të klubit, por mendoj se kam dhënë shumë gjatë 5 viteve që kam qenë këtu. Ajo që dua është që të vazhdoj të shijoj atë që bëj dhe të luaj. Jam 31 vjeç nuk jam 38, jam në kulmin e formës”, – tha ai. 


Lajme të tjera

Lajmet e fundit