Ramadani: Jam krenar për atë që bëmë në Europian, kemi luajtur futboll të mirë

26 Qershor 2024
9:46
Telesport
back button

Rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024 ka përfunduar pas humbjes 0-1 ndaj Spanjës në takimin e tretë dhe të fundit në Grupin B. Grup ku kuqezinjtë e mbyllën me vetëm 1 pikë, në vendin e fundit pas Spanjës, Italisë dhe Kroacinë.

Mesfushori Ylber Ramadani është shprehur i kënaqur me atë që ka treguar skuadra e tij dhe për këtë ka folur për UEFA-n: “Bëmë gjithçka, sidomos në pjesën e dytë ndaj Spanjës, për të marrë diçka nga kjo ndeshje. Por, në disa momente ishim të pafat”.

Jam krenar për ekipin tim, për atë që bëri në këtë ndeshje të fundit dhe në këtë turne. Nuk ishte e lehtë të luash kundër Spanjës, Italisë apo Kroacisë. Ju e dini se çfarë ekipe janë këto”, tha më tej Ramadani.

Ata ishin gjithmonë pas meje, kështu që nuk ishte e lehtë për mua. Jam krenar për ekipin tim, për vendin tim, për atë që bëmë në këtë turne”, u shpreh mesfushori kuqezi.

Kemi luajtur futboll të mirë, kemi treguar kulturë në tribuna, në qytete dhe kështu duhet të vazhdojmë përgjithmonë në të ardhmen. Ky turne është një përvojë e shkëlqyer për ne”, tha Ylber Ramadani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit