Ramos i lirë, Manchester United ndan mendjen për mbrojtësin

28 Janar 2021
17:01
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United ka ndërmend që të futet në garë për Sergio Ramosin. Mbrojtësi nuk ka rinovuar me madrilenët dhe situata nuk është aspak e mirë.

34-vjeçari duket se do të largohet, pasi dhe marrëdhëniet e tij me presidentin Florentino Perez nuk janë aq të mira sa mendohen. Futbollisti do të jetë i lirë në verë dhe mund të nënshkruajë para kontratë që tani.

“Djajtë e kuq” nuk kanë ndërmend të futen fuqishëm për lojtarin, por do të shohin se si shkon ecuria në merkato. Ramos mbetet një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit