Ramos i zhgënjyer nga Reali, kapiteni drejt largimit

19 Janar 2021
22:00
Eraldo Harlicaj
back button

Sergio Ramos ende nuk ka rinovuar me ekipin e Real Madridit. Kapitenit i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe del si futbollist i lirë. Ai nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me skuadrën madrilene, ndërsa mund të ndryshojë skuadër.

Spanjolli po ndiqet dhe nga ekipi i PSG dhe Manchester City-t. Të dy klubet e duan futbollistin e madrilenëve. Ramos duket pak i zhgënjyer nga ky hezitim i presidentit Perez.

Marrëdhëniat e tyre nuk janë aspak të mira, pasi dhe në momentin që Ramos donte të ikte në Kinë nuk e lejoi. Kapiteni po mendon të largohet nga kampionët e Spanjës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit