Kapiteni i Monterrey për këtë ndeshje, Sergio Ramos, e ka komentuar kështu për DAZN barazimin 1-1 ndaj zikaltërve: “Rezultat pozitiv? Në fund, kur nuk fiton dhe nuk merr tri pikët, nuk je kurrë 100% i lumtur, por e dinim që do të ishte ndeshje shumë e vështirë, kundër një kundërshtari që vjen nga finalja e Ligës së Kampionëve.
I dinim vështirësitë që do të hasnim dhe energjinë fizike që do të na duhej të shpenzonim. Në pjesën e parë patëm pak vështirësi për të dalë nga presioni i Interit, në pjesën e dytë arritëm të krijonim më shumë lojë, ta mbanim më mirë topin dhe ishte më e lehtë.
Duhet të kemi më shumë qetësi për të ndërtuar aksione, për të dalë përpara dhe krijuar më shumë lojë në mesfushë. Në pjesën e dytë treguam më shumë personalitet dhe qetësi, duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Në rregull, jam i kënaqur me këtë pikë, tani duhet të rikuperojmë sa më mirë fizikisht. Më mirë një pikë sesa asgjë”.







