Ramos uron Real-in pas triumfit të radhës: “Mos u mundoni ta kuptoni”

2 Qershor 2024
9:57
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Real Madridit, Sergio Ramos ka reaguar pas së 15-të të Champions League të Los Blancos, pasi ata mposhtën Borussia Dortmundin 2-0 në Wembley.

Madridistët u panë si kandidatë të fortë për trofeun kundër skuadrës gjermane dhe bën detyrën e tyre.

Dortmundi dominoi në pjesën e parë dhe kërcënoi Thibaut Courtois me raste të mëdha nga Karim Adeyemi dhe Niclas Fullkrug.

Gjigantët e Bundesligas vazhduan të sulmojnë, ndërsa Real-it iu desh kohë për të hyrë në lojë, përpara se pjesa e dytë të merrte një rrugë krejtësisht të ndryshme.

Real Madridi doli me mentalitet tjetër në fushë në pjesën e dytë dhe gjeti golin e parë me Dani Carvajal në minutën e 74-t dhe më pas siguroi fitoren me golin e dytë të Vinicius në minutën e 83-të.

Më pas, Sergio Ramos shkoi në Instagram për të uruar Real Madridin:

“Një histori e vërtetë dashurie. Mos u mundoni ta kuptoni. Urime #RealMadrid.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit