Ramsey-Juve, është transferim i menjëhershëm

23 Janar 2019
22:43
back button

Aaron Ramsey menjëherë te Juventus. Një hipotezë për të cilën flitet prej kohësh, por që tani mund të transformohet në realitet në dritën e disa fakteve që mund të ndryshojnë tërësisht skenarin. Fillimisht duhet sjellë në vëmendje fakti që mesfushori uellsian i Arsenal ka firmosur një parakontratë me bardhezinjtë për 5 sezonet e ardhshme, për një shpërblim vjetor të çmuar në shumën 6.5 milionë euro. Duke marrë të mirëqenë këtë fakt, lajmi më i fundit mund të ndryshojë fatet e transaksionit mbërrin pikërisht nga “Topçinjtë”.

Nëse deri pak ditë më parë Arsenal ishte treguar i palëkundur në çmimin e vendosur për transferimin e menjëhershëm të mesfushorit, të kuotuar në shumën e 22 milionë euro, tashmë kanë mbërritur fuqishëm sinjale krejtësisht të ndryshëm. Drejtuesit e “Topçinjve” do të kënaqeshin tashmë edhe me 11.5 milionë euro në këmbim të transferimit të menjëhershëm të futbollistit. 

Një shifër kjo konsiderueshëm më e dëshirueshme nga “Zonja e Vjetër”. Pengesa e vetme tashmë mund të jenë komisionet për menaxherët e futbollistit, të cilat janë fiksuar në 9 milionë euro në rast të transferimit të Ramsey me kosto zero, por që tashmë, me ndryshimin e fundit, mund të ritrajtohen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit