Ranieri “3”, Roma i beson trajnerit me eksperiencë për të dalë paq nga sezoni kaotik!

13 Nëntor 2024
20:35
Telesport
back button

Claudio Ranieri është gati të bëhet trajneri i ri i Romës. Në fakt, në takimin e fundit në Londër mes trajnerit italian, agjentit të tij Pietro Chiodi dhe familjes Friedkin, u arrit marrëveshja për aventurën e tretë të trajnerit me ekipin verdhekuq.

Takimi ka qene pozitiv dhe Roma ka rene dakord. Sky Sport tregon historinë, duke shpjeguar se si trajneri i tha po propozimit të Friedkin pas një negocimi mjaft të gjatë që filloi dje.

Për Ranierin, siç u përmend, kjo është eksperienca e tretë te Roma pas atyre të viteve 2009 dhe 2019. Trajneri do të kthehet në Itali këtë mbrëmje dhe tashmë nesër në mëngjes në 11 do të drejtojë seancën e tij të parë stërvitore në fushat e Trigoria.

Në orët e fundit, drejtori sportiv Ghisolfi kishte komentuar kështu momentin delikat për verdhekuqte dhe rrugën e klubit në zgjedhjen e trajnerit të ri pas lamtumirës me Ivan Juric: “Ne po shikojmë drejt së ardhmes, por tani duhet të rifitojmë qetësinë dhe të bëjmë zgjedhjet e qarta. Ky mbetet një projekt afatgjatë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit